.
×

Tetë të lënduar nga ndeshja në fshatin Vranidoll të Prishtinës



Sot ka ndodhur një aksident i rëndë në fshatin Vranidoll ku si pasoj e aksidentit kanë mbetur tetë persona të lënduar. Aty janë përfshirë dy vetura të cilat janë përplasur më njëra-tjetrën. Njëra prej veturave psedon targa të huaja kurse tjetra ato vendore.

Kalimtarët e rastit thonë se ambulanca është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes për të ofruar ndihmën e parë. Ndërsa aty shihen të pranishëm edhe ekipi i Policisë së Kosovës.

“Sot në fshatin Vranidoll si pasoje e mospërshtatjes se shpejtësisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore, ku te perfshira kane qene dy vetura. Ne mesin e te lënduarve janë dy shoferët si dhe gjashte pasagjeret e këtyre veturave. Te njëjtit kane marr trajtim mjekësor dhe sipas mjekeve behet fjale për lëndime te lehta”, ka thënë zëdhënesi i Policisë së Kosovës.