Botapress 19 Dhjetor – Një lëkundje tërmeti është ndjerë gjatë natës së kaluar në Shqipëri. Qendra Evropiane e Tërmeteve (EMSC) raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 të shkallës rihter dhe është ndjerë pak pas mesnatë.
Lëkundjet e tërmetit kishin thellësi 2 kilometra, ndërkohë epiqendra ishte 17 kilometra në Jugperëndim të Gjirokastrës.
Nuk raportohet për dëme. Në fotot e mëposhtme do gjeni të dhënat për mbi këto lëkundje, shkruan Ballkanweb.