.
×

Tërhiqet Pali, Ardian Gjini kandidat i degës së AAK-së në Gjakovë



Ardian Gjini do të jetë kandidat i degës së AAK’së në Gjakovë. Kandidatura e tij do të përkrahjet edhe nga kryetari aktual i degës, Pal Lekaj.

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka takuar sot strukturat e partisë së tij në Gjakovë. Në takim ata u njoftuan se në procesin e zgjedhjeve të brendshme të AAK’së, kryetari aktual i kësaj dege, Pal Lekaj nuk do të jetë më kandidat për të udhëhequr degën e Gjakovës.

Gazeta Express mëson se kandidaturën për të parin e kësaj dege e ka bërë publike Ardian Gjini.

Lekaj ka deklaruar se përkundër kandidimit ai do të vazhdoj angazhimin e tij në AAK dhe se po ashtu do ta mbështesë Gjinin në garën zgjedhore.