.
×

Tërbohen mediat e Vuçiqit, televizioni serb interviston Albin Kurtin me flamurin kuq e zi pas shpine



Mediat që kontrollohen nga pushteti në Serbi e të cilat njihen për ‘fake news’ e propagandë pro-Vuçiq, kanë reaguar ashpër pasi që në emisionin ‘Pressing’ të televizionit N1 sonte do të jepet një intervistë e realizuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Gjirimet e kësaj interviste janë bërë në zyrën e partisë së Kurtit në Prishtinë, e në prapavi shihet edhe flamuri kuq e zi. Këtë për Express e kanë konfirmuar edhe nga zyra për media e VV’së.

Gazeta serbe “Informer” e ka quajtur një gjë të tillë si skandaloze, duke thënë se Kurti do të shfaqet në televizionin serb për të promovuar Kosovën dhe ata që pranojnë pavarësinë e Kosovës duke aluduar tek Nenad Rashiq, Rada Trajkoviq e Sllobodan Petroviq.

Tutje kjo gazetë ka shkruar se intervista e Kurtit në televizionin N1 vjen vetëm një ditë pasi përkrahësit e opozitës në Serbi protestuan para objektit të televizionit publik serb ku po jepte një intervistë presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic.

Për intervistën e kreut të VV’s ka njoftuar edhe vetë televizioni N1. Në orën 20:00 në emisionin ‘pressing’ të këtij televizioni Kurti do të flas për të kaluarën e UCK’së, heqjen e taksës 100 për qind, kush do t’i prezantojë komunitetin serb në qeverinë e Kosovës, si do ti qaset dialogut Beogard-Prishtinë dhe marrëveshjen potenciale mes dy vendeve. Autori i këtij emisioni është Jugosllav Çosiq.