.
×

Tenton të vjedhë dy pushkë gjahu



Mbrëmë rreth orës 20:30, një i dyshuar, tashmë i njohur për policinë, ka tentuar të vjedhë dy pushkë gjahu nga një shtëpi në fshatin Nebrogoshte të Prizrenit. I dyshuari kishte hyrë në një shtëpi, familjarët e së cilës ndodhen në kurbet, dhe pasi kishte marrë armët dhe 122 fishekë kishte tentuar të largohet tinëz por ishte vërejtur nga fqinjët. I dyshuari pasi e kishte vërejtur se ishe diktuar nga dëshmitarë, i ka lënë armët në oborr dhe ka marrë arratinë, ndërkaq policia ka kryer procedurat hetimore në vendin e ngjarjes dhe i ka sekuestruar armët për shkaqe sigurie.