[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Tentoi t’i largojë prindërit nga shtëpia, kapet nga policia pejani



Dje në Komunën e Pejës, Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njejti ka kanosur dhe ka tentuar t’i largojë nga shtëpia prindërit e tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur dhe ka tentuar t’i largojë nga shtëpia prindërit e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

Menu Title