.
×

Tentim për vrasje në Gjilan



 

 

Botapress, 19 Korrik-  Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje ka gjuajtur dhe ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar, të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore.

Si pasojë e goditjeve të marra nga mjetet e forta lëndime trupore ka marrë edhe viktima tjetër mashkull K/Shqiptar, ku të përfshirë kanë qenë edhe tre të dyshuar tjerë, të cilët gjenden në arrati.

Viktimat për shkak të plagëve janë dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë, dy gëzhoja dhe një veturë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë./Botapress.info/