.
×

Temperaturat e larta shënojnë rekord në disa shtete evropiane



Gjermania, Polonia dhe Republika Çeke kanë regjistruar të mërkurën temperaturat më të larta ndonjëherë në muajin qershor, teksa moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Në Brandenburg të Gjermanisë, temperaturat kanë arritur në 38.6 gradë Celsius, në Radzhin të Polonisë, 38.2 gradë Celsius dhe Doksani të Republikës Çeke, temperaturat kanë arritur në 38.9 gradë Celsius.

Disa vende, duke përfshirë Francën dhe Zvicrën, pritet të preken nga temperaturat mbi 40 gradë Celsius ditën e enjte.

Meteorologët kanë thënë se vala e të nxehtit nga veriu i Afrikës, është shkaktari i motit të tillë në Evropë.

Zyrtarët francezë kanë nisur paralajmërime të ashpra këto ditë rreth rrezikut për jetë.

Kjo pasi Franca është traumatizuar nga një moti i nxehtë më 2003, i cili është thënë të ketë qenë fajtor për 15,000 vdekje shtesë.

Zyrtarët spanjollë po ashtu kanë paralajmëruar për rrezik të nisjes së zjarrit në disa zona pyjore.

Për shkak të kësaj gjendjeje, disa shkolla në Francë kanë shtyrë testime vjetore, madje disa prej tyre janë mbyllur plotësisht.