.
×

Telekomi e anulon konkursin e fundit për punësim



Telekomi i Kosovës e ka anuluar konkursin e fundit për punësim që e kishte publikuar së fundmi.Telekomi i Kosovës, që është buzë falimentimin dhe në krizë të madhe financiare, ditë më parë po kërkonte të punësonte 10 persona, ndërsa tani, kjo e fundit ka njoftuar se konkursi është anuluar.

“Njoftohen të gjithë kandidatët se anulohet konkursi për arsye objektive për pozitat: Zyrtar i Shitjes (5) ekzekutues, Teknik (5) ekzekutues, i shpallur me datë 09.11.2019 me numër 01-6075/19. I falënderojmë të gjithë aplikantët për shprehjen e interesimit për të qenë pjesë e TK Sh.A, dhe luteni që të shikoni web faqen e kompanisë për konkurset publike në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Kompania publike kishte vendim të mëhershëm që të mos bëhet asnjë punësim i ri për shkak të gjendjes së rënduar të saj dhe mbipunësimit e keqpërdorimeve që ishin bërë