.
×

Teknologjia e portës befason Arsenalin



Swansea City shënoi fitore 1:0 kundër Arsenalit në Emirates.

Arsenali ka pësuar një humbje befasuese në sfidën kundër Swansea Cityt në Emirates.

Swansea triumfoi 1:0 me një gol të shënuar nga Bafetimi Gomis në minutën 85’.

Ky i fundit realizoi me kokë, por as vetë nuk besoi se shënoi. Ishte teknologjia e portës ajo e cila vendosi që Gomis kishte shënuar, pasi topi kaloi vijën e portës së Ospinas.

Arsenali tani ka 70 pikë në pozitën e tretë në renditje, tre më pak se City në pozitën e dytë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Swansea tani ka 56 pikë në pozitën e tetë në renditje, vetëm dy pikë më pak se Tottenhami në pozitën e gjashtë.