.
×

Të qeshim së bashku me statusin e Blerand Stavilecit



Shef i stafit të Kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerand Stavileci, i cili njëherit është edhe kryetari Klubit të basketbollit Z Mobile Prishtina është shprehur tejet i entuziazmuar pas fitores së klubit të tij në ndeshjen me Rahovecin.

Stavileci, nuk ka kursyer fjalë afirmuese për vet veten pas këtij suksesi, duke thënë së është i lindur për të fituar kudo që është.Ai madje për një moment duket se ka ikur edhe nga realiteti, duke thënë se përderisa kundërshtarët e tij veprojnë gabimisht për 24 orë në ditë, ai punon plotë 25 orë.

“E kam formulë të jetës me fitu”, është shprehur ai.Stavileci ka përmendur edhe rezultatet në politikë, ku pohon t’i këtë 7 sosh.“Nuk e dini ju hala sa i uritu jom e sa energjinë e kom. Shyqyr që s’e dini se metni kaps prej komplekseve”, ka shkruar Stavileci, në një status në “Facebook”

Shkrimi i plotë:

E tash ngoni pak ju mohust e shtetit, shpifacakë t’kompleksum, xheloza, hejtera e dështaka:

Pa modesti se boll ke ma!

Qiky djali n’foto osht i lindun për me fitu kudo që osht. Ju e flliqni ka 24 orë n’ditë, unë punoj ka 25. Ju fleni t’kompleksum, une çohna për me punu e me kriju hala suksese tu e dit që juve natën pasuse ju shtohet edhe ni kompleks. Ju shpifni unë fitoj. Ju vjellni unë fitoj. Ju dështoni unë apet fitoj. Edhe veç fitoj. E kom formulë t’jetës me fitu. Aty ku i thojnë bukës bukë e ujit ujë sa t’osht jeta qishtu keni me pas.

Tash mbani pak edhe shënime:

N’politikë i kom 7 fitore të mëdha mas vetes, n’sport 51 trofe për 6 vjet. Për këso të vogla s’keni nevojë me marrë shënime!

Për Shqiptari, për Kosovë, për Prishtinën, për PDK-në deri n’vdekje!

Edhe për fund:

Nuk e dini ju hala sa i uritun jom e sa energjinë e kom. Shyqyr që s’e dini se metni kaps prej komplekseve.