.
×

Të premten zgedhen gjyqtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, ja emrat?



 

Të premten, më 18 maj 2018, në orën 16:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës, do të mblidhet në seancë të re plenare.

Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të kryesuar nga Kadri Veseli.

Pikë e vetme e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë përzgjedhja e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Për 3 vende vakante janë intervistuar 10 kandidatët që pretendojnë të marrin ulëse në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Ata janë: Shqipdon Fazliu, Emrush Kastrati, Shkëmb Manaj, Besfort Rrecaj, Makfirete Krasniqi, Vigan Qorrolli, Ramë Hyseni, Hashim Çollaku, Shqipe Ibraj-Mala dhe Nexhmi Rexhepi,