.
×

“Të mjerueshme, spektaklet e Kuvendit”



 

Përplasjet, ofendimet e zënkat në Kuvend, janë bërë të përditshme.

Sidomos në seancat e fundit. Pas zënkës që dje kishte i pari i Kuvendit Kadri Veseli me deputeten e VV-së, Drita Millakun, sot seanca e Kuvendit ka nisur me përplasjet mes Xhavit Halitit të PDK-së dhe Anton Qunit të LDK-së, për një deklaratë të djeshme ku Quni akuzoi Halitin se kishte marrë 8 milionë marka nga Ahmet Krasniqi.

Krejt këto po i quan si spektakël monitoruesi i Kuvendit, Albert Krasniqi i cili ka kritikuar deputetët për nivelin në të cilin e kanë sjellë Kuvendin.

“Kuvendi i Kosovës nuk është arenë për çërim të hesapeve personale, as vazhdim të debateve nga studiot televizive.

Të mjerueshme këto spektaklet që çdo ditë po iu servohen qytetarëve. Mandej presim që këtu të diskutohen problemet tona e të gjinden zgjidhjet.” ka thënë Krasniqi