.
×

Të mërkurën varroset gruaja nga Istogu që dyshohet se humbi jetën nga një injeksion



Trupi i pajetë i gruas nga Istogu, që dyshohet se ndërroi jetë pas një injeksioni të marr po qëndron ende në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Është mësuar detaje të reja rreth viktimës dhe familjes së saj. E ndjera është Florie Pelaj Maxharraj nga Vrella, e lindur më 22.11.1967.

Ajo vdiq të hënën në mëngjes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ky rast po trajtohet si “Vdekje e Dyshimtë” nga Policia, pasi familjarët dyshojnë se terapia që mori një ditë më parë në Istog ka shkaktuar vdekjen e saj. Lajmin Botapress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në stacionin policor të Jugut të hënën në ora 7 të mëngjesit, është hapur një rast “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Mjekësi Ligjore. Nuk mund të japim më shumë informacione derisa nuk kemi një raport nga Mjekësia Ligjore”, ka deklaruar Ahmeti për Gazetën inFokus.

I kontaktuar nga inFokus, Seferaj tha se pacientja në fjalë është trajtuar njësoj si të tjerët në Qendrën Emergjente në Istog.

Botapress mëson se pasi gjendja e pacientes u përkeqësua derisa ishte në shtëpi, ajo u dërgua në Spitalin Rajonal të Pejës ku u konstatua ajo ka pasur alergji në injeksionin e marrë dhe e kanë drejtuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Mjeku i Spitalit Rajonal të Pejës, Demë Nikçi ka pranuar se ka trajtuar pacienten në fjalë, por nuk pranoi të jap detaje në lidhje me rastin.

Është mësuar varrimi i të ndjerës do të bëhet të mërkurën në ora 13:00 në fshatin Vrellë të Istogut. E ndjera ka lënë pas dy vajza, njëra 17 e tjetra 11 vjeçe.