.
×

Të mërkurën takimi i krerëve të FFK-së me presidentin e FIFA-s



Federata e Futbollit e Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se takimi që ishte paraparë të mbahet në maj në selinë e FIFA-s, ndërmjet presidentit të FIFA-s z. Sep Blatter dhe ministrit të MKRS-së z. Memli Krasniqi, kryetarit të FFK-së Fadil Vokrri dhe sekretarit të përgjithshëm z. Eroll Salihu, e që për shkak të agjendës së ngjeshur të z. Blatter, ishte shtyrë për një kohë tjetër, do të mbahet të mërkurën më 5 nëntor në orën 10.30. Kjo është konfirmuar sot, ndërsa krerët e FFK-së kanë udhëtuar për në Cyrih.