[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Te Këndi i autorit në Bibliotekën e Gjakovës



Biblioteka e qytetit “Ibrahim Rugova” në Gjakovë, është thuajse e vetmja që ka filluar me krijimine “Këndit të autorit”. Deri më tash me  këto “kënde” janë nderuar autorët:

Ali Podrimja, Din Mehmeti,Teki Dërvishi dhe Jusuf Buxhovi. Ndërsa po punohet që edhe autorë të tjerë të kenë këndët e tyre, në mënyrë që biblioteka të ketë edhe pamjen e muzeut të shkrimtarëve.

Këto ditë, autori pasuroi “këndin e vet” edhe me librin “Dardania – antika, mesjeta” dhe me disa të tjera nga opusi i fundit. Është një ndjenjë e veçantë për autorin   kur nderohet në këtë mënyrë në tempullin e librit.

Menu Title