.
×

Të gjithë sytë kah PDK’ja



Pavarësisht se e para e vendit, Atifete Jahjaga, po përgatiste terrenin për t’i shpallur zgjedhjet e reja, ka mjaftuar deklarata e ambasadores amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, që zgjedhjet të mos shihen si opsioni më i afërt. Të paktën kështu vlerësojnë analistët politikë.

Për Artan Muhaxhirin, zgjedhjet e jashtëzakonshme tashmë duhet parë vetëm si opsion i fundit.

“Pas deklaratës së ambasadores Jacobson nuk mendoj se zgjedhjet janë një opsion, sepse ajo e bëri të qartë se nuk do të përkrahin zgjedhjet, por nuk është vetëm Jacobson sepse ka pasur deklarata edhe të përfaqësuesve të ambasadave tjera, si prej ambasadës gjermane, Britanisë së Madhe etj. Kështu që është një qëndrim unik i bashkësisë ndërkombëtare që të mos ketë zgjedhje, por po ashtu edhe vet prej disa liderëve politikë e kanë refuzuar ketë opsion. Pra, nuk mendoj se është një opsion real për këtë arsye ndoshta e bëri këtë veprim duke pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse përndryshe zgjedhjet do të ishin të paevitueshme”, ka thënë Muhaxhiri.