.
×

Taulant Xhaka vjen në një intervistë pak më ndryshe



Në një interviste për faqen e Bazelit ai iu është përgjigjur disa pyetjeve tepër interesante.

A do të vazhdoje të luaje futboll me një rroge prej 4000 frangash ne muaj në të ardhmen?

Unë luaj futboll sepse e adhuroj këtë sport dhe jo për para.

A hezitove për t’ju përgjigjur Shqipërisë kur morët ftesën për kombëtare?

Jo, sepse isha shumë i lumtur dhe krenar.

A je xheloz për karrierën e vëllain tënd, Granitit?

Nuk jam xheloz por jam shumë i lumtur për të.

Klubi i preferuar jashtë vendit?

Reali i Madridit.

Më mirë të shënosh apo të fitosh duele?

Golat, sepse rrallë shënoj

Bazeli apo Prishtina?

Baseli sepse u linda dhe u rrita këtu.

Preferon të marrësh pjesë me Bazelin për herë të pestë në Ligën e Kampionëve apo të marrësh pjesë në Kupën e Botës me Shqipërinë?

Të dyja do të ishin fantastike për mua.