.
×

Tata e dërgoi Messin në Itali, për Tevezin!



Lionel Messi nuk ka asgjë të keqe me Carlos Tevez. Kështu së paku duket pas vizitës që Messi i ka bërë Italisë. Mediat kanë publikuar foto të Lionel Messit me Carlos Tevez duke lënë prapa disa probleme që thuhet se kanë patur dy futbollistët.Tevez thuhet se ishte kundër që Messi të ishte kapiten i Argjentinës, gjë që kishte ndikuar në prishjen e raporteve të tyre. Pas kësaj Tevez edhe nuk u ftua në Botëror nga selektori Sabella. Por ardhja e Tata Martinos si duket do të ndryshoi gjërat për Tevez.Mediat argjentinase shkruajnë se Tata Martino e ka porositur Lionel Messin që ta takoi Tevezin në Itali. Tani thuhet se dy bashkëlojtarët janë shumë mirë njëri me tjetrin dhe se pritet rikthimi i Tevez në përfaqësuesen e Argjentinës