[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Tani u bë gara e fortë për hitin e verës! Ronela Hajati sjell “Lage” dhe duket perfekt



 

Ronela Hajati nuk po ndalet se publikuari hite këtë sezon! Pas këngëve me Don Phenom, “Çohu”, dhe “Dilema”, tashmë një tjetër këngë bombastike do të pushtojë diskotekat verore.

Kënga titullohet “Lage”, dhe është mjaft ritmike që do t’ju bëjë të kërceni me dëgjimin e parë.

Ronela shfaqet me disa paraqitje të ndryshme të kuruara me detaj nga stilisti i njohur Niko Komani. Më e veçanta është ajo me gërshetat e kuqe që me siguri i rëndojnë shumë.

Klipi duket të jetë i realizuar në zona të ndryshme të Tiranës, nga lagjet e vjetra te fushat e gjelbra ku nuk mungojnë as kafshët që kullosin.

E veçantë është koreografia me grupin e të rinjve që është mjaft e fuqishme dhe energjike. Gara këtë verë për hitin më të bukur është e madhe dhe duket se s’ka fund!

Menu Title