.
×

Tani e tutje librat do të kushtojnë më lirë



Në kuadër të reformës fiskale të cilën e ka ndërmarrë Ministria e Financave për ta ndihmuar Zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, ka paraparë lirime për qytetarët e Kosovës.
Para disa muajve Ministria e Financave ka liruar nga Tatimi Doganor të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për pajisjet e Teknologjisë Informative të cilat i sjellin në vendin tonë, kjo me qëllim që të rinjtë dhe të rejat të kenë mundësi të zhvillimit të shërbimeve të TI-së.

Kurse me aprovimin dje të projektligjit për Tatimin e Vlerës së Shtuar, Ministria e Financave bënë edhe një hap tutje duke liruar nga Tatimi i Vlerës së Shtuar të gjithë importuesit, blerësit dhe lexuesit e librit në Republikën e Kosovës, kjo pa dyshim që do të ndihmoj jo vetëm shitësit e librit të cilët kanë paguar Tatimin e Vlerës së Shtuar me rastin e importimit, përkatësisht shitjes së librit por do t’i ndihmoj edhe blerësit e librit, ku libri do të duhet të jetë më i lirë në çmim se sa ishte deri më sot. /eo