.
×

“Taksa do të hiqet”, por Hoti jep shenja që s’do ketë reciprocitet me Serbinë



Zv.kryeministri i parë, Avdullah Hoti, e ka bërë sërish të qartë që taksa ndaj mallrave serbe do të hiqet shumë shpejt, pasi që sipas tij, kjo është kërkesë e miqve ndërkombëtar.Mirëpo, në një intervistë në Blic Interview, ai nuk është shprehur shumë i sigurt që do të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë, ashtu siç parashihet në programin qeverisës mes LDK-së dhe LVV-së.Hoti u shpreh se vendosja e reciprocitetit duhet të bëhet në konsultë dhe me leje të faktorëve ndërkombëtarë, me theks të veçantë SHBA-së dhe Gjermanisë.

Madje, ai thotë se Kosova nuk duhet të bëjë asnjë veprim që do të mund të ishte në kundërshtim me kërkesat ndërkombëtare.Tashmë dihet që ambasadori Richard Grenell, i cili është i dërguar special i presidentit amerikan, Donald Trump, për çështjet e Ballkanit Perëndimor, është shprehur hapur ditë më parë, që SHBA kërkon heqjen e taksës dhe nuk dëshiron që të vendoset reciprociteti.Madje, një diskutim të tillë, është raportuar se e kanë pasur sonte, kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku i pari është shprehur se do të vendoset reciprociteti, teksa i dyti ka thënë se kjo është fyerje për Serbinë.