.
×

Takohen Matoshi e Qalaj, Policia pritet t’i dënoj edhe ata që ndotin ambientin



Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, është takuar sot me drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn, me të cilin kanë diskutuar për një plan të përbashkët për zbatimin e Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore, për ata të cilët hedhin mbeturina në vendet jo adekuate.

Në këtë takim ndër të tjera është diskutuar edhe për hapat që duhet ndërmarrë për ruajtjen e pyjeve nga prerësit ilegal.

Në komunikatën e lëshuar nga MMPH, thuhet se inspektorati nuk do të lejojë dëmtimin e mjedisit.

Komunikata e plotë:

Sot, së bashku me sekretarin e MMPH-së, Arben Çitaku, u takuam me drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe ekipin e tij, ku diskutuam për bashkëpunimin mes dy institucioneve tona për të krijuar një siguri për një mjedis sa më të pastër.

Së bashku me PK-në, do të hartojmë dhe zbatojmë një plan të përbashkët operacional në zbatim të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore për hudhjen e mbeturinave.

Po ashtu, diuskutuam edhe për bashkëpunimin tonë në mbrojtjen e pyjeve dhe mjedisit në përgjithësi.

Inspektorati i MMPH-së dhe Policia e Kosovës nuk do të tolerojë ata që shkelin ligjin duke dëmtuar mjedisin tonë. Andaj të kujdesemi bashkë për një vend sa më të pastër!

Falenderoj Policinë e Kosovës për bashkëpunim në të mirë të mjedisit dhe vendit tonë.