.
×

Takimi i kryetares Kusari Lila me aktoret e tetarit “Hadi Shehu”



 

Kandidatja për Kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka zhvilluar një takim me aktorët e teatrit “Hadi Shehu” në Gjakovë.

Me këtë rast, kryetarja Kusari-Lila është shprehur e kënaqur me situatën aktuale të teatrit, duke kujtuar gjendjen e dyerve të mbyllura për aktorët në mandatin e ish-qeverisjes, deri tek rikthimi për katër vite qeverisje të zgjidhjes së statusit të tetarit, përfshirjen e aktorëve të vjetër në listën e pagave si dhe angazhimin e aktorëve të rinjë.

“Gjatë katër vjeqarit të kaluar, kemi arritur të mundësojmë realizimin e 37 shfaqjeve dhe 85 koncerteve dhe festival të ndryshme. Për katër vitet e ardhëshme do të funksionalizojmë kinemanë e qytetit, do vazhdojmë mbështetjen për teatrin “Hadi Shehu”, si dhe do renovojmë në tërësi ndërtesën e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, tha ndër të tjera kryetarja Kusari Lila.

Nga ana tjetër, aktorët e teatrit “Hadi Shehu”, kanë shfaqur mirënjohjen për punën dhe angazhimin e Kryetares  për zgjidhjen e statusit të teatrit dhe për përfshirjen e aktorëve të vjetër në listat e pagave.