.
×

Takimi i 29 tetorit, Mogherini fton liderët e Ballkanit në darkë lamtumirëse



Në mediat serbe u raportua për një takim që do të organizojë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini me liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe ata të Kosovës dhe Serbisë.

Raportimet u bënë nga Agjencia Serbe e lajmeve “Tanjug” të cilat u thirrën në burime se takimi do të jetë një darkë pune, që do të mbahet më 29 tetor.

Mirëpo, lajmi.net merr vesh nga burimet e veta se mbledhja do të jetë vetëm në kuadër të takimi lamtumirës që do ta organizojë Mogherini.

Këto burime theksojnë se ky nuk është takim, ku do të diskutohen çështje përmbajtësore, dhe në të janë të ftuar të gjithë liderët e Ballkanit.

“Është një darkë lamturmirëse e Mogherinit. Nuk është takim. Pra është me krejt liderët e Ballkanit Përendimor”, ka thënë ky burim.

Ndërkaq, nuk dihet se kush nga liderët kosovarë do të jetë i ftuar në të.