[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Tahiri: Qysh sot do të merremi me vonesën e pagesave të 170 eurove



Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës Besnik Tahiri ka folur për vonesat e pagesave prej 170 euro, ku rreth 20 mijë përfitues ende nuk i kanë marrë si pjesë të parë dhe për ekzekutimin e tyre për pjesën e dytë.

Tahiri në “RADIO 1” përcjell Klan Kosova tha se kjo çështje është në prioritetin e Qeverisë së re dhe personalisht ai me këtë çështje do merret qysh sot.

“Çdo vendim shtetëror, është obligim shtetëror. E kemi parasysh shqetësimin e madh qytetarë për vonesat. Ajo që mund të them është se ekzekutimi dhe përmirësimi do bëhet sa më parë. Shpresojë shumë, qysh pasdite, pas agjendës në terren, do ulemi me kryeministin Hoti, ministren e Financave Bajrami dhe të shohim se ku ka mbetur kjo çështje që është shqetësim i madh qytetarë. Ajo çfarë mund të them është se duhet të jemi realist dhe mos të premtojmë data por me programacion qeveritarë, njerëzve tua kryejmë obligimet”.

Tutje numri dy i ekzekutivit nuk ka dashur të komentojë debatin që po zhvillohet në seancën e Kuvendit të Kosovës mbi keqpërderimet e mundshme të qeverisje së shkuar gjatë pandemisë, porse ka reaguar tek gjesti i mospranisë së tyre në pranim-dorëzim të detyrave qeveritare nga ana e ish-kryeminsitrit Kurti.

“Nuk do doja të merresha tani me këtë çështje. Ne shumë shpejt do ta kemi programin tonë qeveritar para Deputetëve e ku përfshihet edhe Pandemia dhe pas-Pandemia. Ajo çfarë doja të thoja, është se për Memorien qeveritare nuk ka qenë me vend mos dorëzim-pranimi i detyrave, megjithatë mbetet në zgjedhjen e z.Kurti.”

Menu Title