[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Tahiri: Kur pata thanë, aq sa do të jetë Konjufca kryeparlamentar, qaq do të jetë Kurti kryeministër



Abelard Tahiri nga PDK duke folur për rrëzimin e qeverisë ka thënë se shkaktari më i madh i kësaj gjendje të krijuar është vet kryeministri Kurti.Këto komente ai i bëri në Debat Plus.“Shkaktari më i madh është Kurti, ai e provokoi duke mos e respektu marrëveshjen me partnerin.

Ai arri mi qëru hesapet me partinë, me shkarkimin e Agim Veliut.

Kryeministri jonë i papërgjegjshëm vendosi me shkarku në një krizë, për egot e tij. Ai kish ftyrë me na thanë neve deputetëve mos e votoni mocionin sepse është në dëm të qytetarëve, ani atëherë pse pra e shkaktoi vet ai krizën?”, ka thënë Tahiri, përcjellë Indeksonline.I njëjti thotë se vazhdimi i punës së kryeministrit veçsa e përkeqëson gjendjen në kohën e pandemisë.

“Nuk ka strategji që e kanë prezantu për luftën kundër koronavirusit. Vendime të marra ad-hoc. Por, ky koalicion ka pas probleme në vazhdimësi. 4 muaj për ndërtimin e institucioneve, nuk iu shërbyen atyre që të kemi stabilitet të paktën deri në zgjedhje të presidentit. Mua më kujtohet kur kam thënë që kjo qeveri do të jetë më jetëshkurta, “Aq sa ka qenë kryeparlamentar Konjufca, aq do të jetë Kurti kryeministër”. Sot e kemi pa që ky njeri s’din me qeverisë dhe ka dezeru, mirë është mu largu sa ma shpejtë”.

Menu Title