.
×

Skandaloze: Kolonel Tahir Zemaj nuk është në listat e veteranëve të Dukagjinit



Në listat e publikuara sot të Zonës Operative të Dukagjinit mungon emri i Tahir Zemajt, i cili njihet për udhëheqjen e betejës së lavdishme të Loxhës në verën e vitit 1998.

Në këto lista janë emrat e shumë pjesëtarëve të FARK-ut, por jo edhe i komandantit të tyre, kolonel Tahir Zemajt, transmeton Indeksonline.

Nuk ka sqarim nga komisioni ndërqeveritar për publikimin e listave se pse mungon emri i Zemajt. Këto lista nuk janë përfundimtare, pasi që secili që ka arsye për t’u ankuara këtë mund ta bëjë në afat prej 30 ditësh.