.
×

Tahir Ahmeti:Kërkesat e zjarrfikësve shpëtues janë të drejta, të arsyeshme dhe parimore



Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), në profilin e tij në facebook ka reaguar për protestën e sotme të zjarrfikësve shpëtues të Kosovës.

 

“Kërkesat e zjarrfikësve shpëtues janë të drejta, të arsyeshme dhe parimore”

 

Zjarrfikësit shpëtues, krahas punës profesionale që bëjnë kanë edhe një profesion krejtësisht human.

Kërkesat e zjarrfikësve shpëtues janë të drejta, të arsyeshme dhe parimore.

Qeveria do të duhej të reflektojë mbi kërkesat e tyre.

Është koha e fundit që institucionet e Kosvës t’i trajtojnë me dinjitet shpëtimtarët, ashtu siç edhe e meritojnë e jo të konsiderohen si kategori e punëtoreve që kerkojnë lëmoshë nga instucionet për punen e tyre të dinjitetshme që e bëjnë