.
×

Tahir Ahmeti:Duhet më shumë sesa statusin juridik për zjarrfikësit



 

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), në profilin e tij në facebook ka reaguar për takimin e Minsitrit të Punëve të Brendshme, me përfaqësuesit e Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, të mabjtur sot, raporton Botapress.

 

Zgjidhja e statusit juridik të zjarrfikësve shpëtues, është vetëm një nga disa problemet e padefinuara të këtijë shërbimi.

Pasi të hiqet mjegulla e krijuar dhe të qartësohet gjendja konfuze, ku, ky shërbim nuk ka realisht adresë të saktë menaxhuese, duhet që:

Të përmirësohen kushtet e punës dhe të sigurohen pajisje për punë, kushtet e punës dhe pajisjet për pjesëtarët e Shërbimit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit janë shumë larg standardeve minimale.

Të kompenzohen ndrrimet e natës, orët jasht orarit, festat shtetërore dhe fetare, këtu duhet të ekzistojë parimi i njëjtë me institucionet tjera publike në Kosovë, në këtë çështje nuk duhet të ndodh diskriminim dhe padrejtësi.

Të rishikohen, shkalla e rrëzikshmërisë e cila paguhet për këtë shërbim të sigurisë, gradimet dhe mundësia e plotësimit me staf të ri, që është më së e nevojshme.

Gjithësesi që duhet parë si diçka pozitive, këto lëvizje para, nga Qeveria e Kosovës, respektivisht nga Ministria e Punëve të Brendshme, dhe në vazhdimësi duhet të monitorohen dhe të ketë kërkesë për zbatim.