.
×

Tag Archives: Hashim Thaçi

Letër e hapur Presidentit të Kosoves, z. Hashim Thaçi

I nderuari President i Kosoves z. Hashim Thaqi. Jam Selver Lenjani, Kryetar i Bashkësisë Lokale të Karaçeves, K.K Kamenicë.  – Po ju drejtohem me këtë letër të hapur thjesht per t’ua parashtruar një preokupim të banoreve të kesaj ane qe s’po na lë të qetë, tash e 19 vite. – Fillimisht dua t’ju them se, Ne banoret e kësaj ane, që jemi në kufi me Luginën e Preshevës u gëzuam shumë kur e dëgjuam lajmin ose propozimin tuaj për Bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosoven. Ky lajm na ktheu atë ditë në një ditë të madhe gëzimi jo vetem për mua por për të gjithë banoret e Karaqeves dhe shqiptarve në përgjithësi. Mirepo ky gëzim nuk zgjati as edhe një gjysëm ore sepse nga ballkoni i shtëpis sime në Karaqevë e pashë Patrollën e Policis Serbe tek po patrullonin në arat dhe livadhet tona, mbrenda territorit të shtetit të Kosovës. Pra gezimi ynë gjysëmoresh u kthye menjëherë në zhgënjim dhe hidhërimin më të madhë që po na zgjatē tash e 19 vite, neve si banorë të Karaqevës! – Tash…