Etiketë: automobilizem

Njoftim i rëndësishëm që ka të bëjë me Drag Race II 

  Drag Race II nisi të shtunën në mëngjes, në pistën e vjetër të  aeroportit në Sllatinë, por u ndërpre për shkak të shiut dhe  gjithçka pritet të vazhdojë të dielën, për çka organizatori,  Eurogoma RT, në bashkëpunim me FASK-un ka një njoftim të  rëndësishëm.   Garuesit e rinj, regjistrimin për garë do të mund ta bëjnë në  hyrje të pistës dhe atë në intervalin kohor preh 09:00 –  10:00.   Po ashtu, është bërë e ditur se të dielën do të startohet me klasën  15 sekonda për të vazhduar me ato më të shpejta.  Organizatorët shpresojnë që të dielën moti të jetë më i  përshtatshëm për garë dhe ajo të përfundojë në mënyrën më të  mirë të mundshme. 

Ermira Topalli e nisi me fitore ne auto sllallom

Ermira Topalli e AK Ferizaj është fituese e garës së parë në auto sallallom, e cila u mbajt të dielën në Prizren në kuadër të Kampionatit të Kosovës në automobilizëm. Topalli deri te fitorja arriti me kohën 04:06.107 minuta (përfshirë të dyja vozitjet),  ndërsa nuk pati asnjë penallti. “Më vjen mirë që kampionatin e nisa me fitore. Gara ishte mjaft interesante, konkurrencë të fortë dhe na gëzon fakti që nuk pati probleme. Besoj që edhe  në garat e ardhshme të arrij rezultate të mira, ndërsa i inkurajoj femrat që në ...