E shtuna e bundesligës vetëm dhe ekskluzivisht në Artmotion
Transmetimet e xhiros 21 të Bundesligës në Artmotion vazhdojnë edhe më pesë ndeshje interesante që luhen këtë të shtunë. 15:30DORTMUND – HOFFENHEIM ART SPORT 1 Dortmund që ka pasur rezultate zhgënjyese dhe jo vetëm që nuk konsiderohet më në luftë për titull, por rrezikon edhe të përfundoj sezonin në një pozitë që nuk siguron pjesëmarrjen në garat evropiane. Të besuarit e Edin Terzic kanë nevojë urgjente për fitore në këtë takim për të mbetur në hap me skuadra më lartë në tabelë si Leverkusen, Frankfurt dhe Wolfsburg. Hoffenheim kanë qenë më të mirë në dhjetë takimet e fundit të ndërsjellta mes këtyre dy skuadrave duke arritur katër triumfe, krahas tre barazimeve dhe tre fitoreve të Dortmund. Dortmund nga 20 ndeshje ka arritur vetëm 10 fitore, dy kanë qenë barazimet teksa plotë tetë janë disfatat, ata ndodhen në pozitën e gjashtë në tabelë me katër pikë më pak se pozita e katërt në tabelë që të jep biletën e Ligës së Kampionëve, teksa poashtu kanë plotë 16 pikë më pak se liderët e Bayern. Në anën tjetër, Hoffenheim ndodhet në pozitën e 12të në tabelë, teksa ka vetëm gjashtë fitore në 20 takimet e para, krahas katër barazimeve dhe 10 humbjeve. Terzic nuk mund të llogarisë në katër futbollistë të rëndësishëm për këtë duel: Burki, Ëitsel, Schmelzer dhe Zagadou mungojnë, teksa në dyshim janë edhe Hazard dhe Meunier. Nga ana tjetër edhe Hoffenheim i Sebastian Hoeneb do të ketë shumë mungesa, ndër të cilët vecohen Geiger, Sessegnon dhe Hubner. Dortmund, 11-shja e mundshme startuese: Hitz – Morey, Akanji, Hummels, Guerreiro – Can, Delaney, Sancho, Reyna, Reus – Haaland Hoffenhaim, 11-shja e mundshme startuese: Baumann – Posch, Vogt, Richards – Gacinovic, Rudy, Samassekou, John, Baumgartner – Bebou, Kramaric A do të rikthehet Dortmund tek rezultatet pozitive apo Hoffenheim do t’i lë prapë duarboshë “verdhë e zinjtë”, mbetet të shihet të shtunën me fillim nga ora 15:30, eksklizivisht në Art Sport 1. 15:30LEVERKUSEN – MAINZ 05ART SPORT 2 Leverkusen që nuk arrinë të bëjë dy fitore radhazi qysh nga dhjetori i vitit të kaluar, do të provojë që një gjë të tillë më në fund ta arrijë këtë të shtunë dhe të futet fuqishëm në garë për katër pozitat e para, këtë herë ata do të përballen me një nga skuadrat e fund tabelës, Mainz 05 me këta të fundit që rrezikojnë seriozisht rënien nga elita. …