[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Sylejman Çerkezi: KQZ konstaton vetëm një shkelës në PD, ai është Ferid Agani



Prishtinë, 26 Shkurt, 2017

Sylejman Çerkezi i zgjedhur kryetar i PD-së nga Kuvendi i fundit zgjedhor, konsideron se përgjigjja e fundit nga ana e KQZ-së lidhur me Kuvendin e Jashtëzakonshëm zgjedhor të PD-së, është vendim i padrejtë dhe kundër vullnetit politik të strukturave të Partisë së Drejtësisë dhe anëtarësisë së gjerë, si dhe kundër çdo norme të demokracisë të vendeve të qytetëruara, ku vullneti i shumicës është përcaktues i veprimeve politike, përgjigje kundër së cilës ne do të bëjmë ankesë deri në fund të organeve të drejtësisë.

Po ashtu, z. Çerkezi dhe 16 kryetar të degëve, konsiderojnë se përgjigjja nga organet e KQZ-së nxjerr në pah vetëm një shkelës, e ai është z.Agani që ka shkelur çdo normë statusore dhe vullnetin e strukturave të PD-së, veprime për cilat u ndëshkua edhe nga vet përgjigjja e KQZ-së me suprimim te të gjitha vendimeve për shkarkim të 17 degëve dhe udhëheqësve ekzekutiv në PD, duke nxjerr në pah z. Aganin të pa fuqishëm dhe pa kredibilitet brenda PD-së. 

Sot, z. Çerkezi, mbajti takimin e radhës më kryetarët e 16 degëve të PD-së, dhe gjithë një zëri vlerësuan se degët e PD-së, nuk ndryshojnë rrugën e tyre për reformë si Lëvizje për ndryshim brenda PD-së, si dhe rruga jonë për reformë është e pandalshme, sepse ky është vullneti i PD-së dhe strukturave të saj, e këtë vullnet nuk mund të ndal asnjë organ që ka parim Demokracinë.  

PD më në krye Sylejman Çerkezin, siguron edhe njëherë elektoratin e gjerë dhe të gjitha qytetarët, se do të vazhdoj të qëndroj besnik parimeve dhe programit të PD-së, si dhe do të angazhohet për kthim në identitet, unifikim të frymës konservatore, që u shpërnda pikërisht nga dëshira e madhe e z.Aganit për karrierë dhe të qenit në pushtet gjithnjë.

 

Me respekt:
Fidan Mustafa
Sekretar i Përgjithshëm i PD-së

Menu Title