[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Syla: Veseli nuk është i interesuar të futet në qeveri



Gazetari Valon Syla në emisionin Pressing të T7, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe kreu i saj, Kadri Veseli, nuk është i interesuar të futet në qeverinë e kryeministrit Avdullah Hoti.

Aktualisht qeveria e Kosovës përbëhet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, LDK-AAK-Nisma. E sipas Sylës, PDK’ja nuk është e interesuar të futet në këtë koalicion.

“Burimet e mia thonë se Veseli nuk është i interesuar të futet në qeveri”, është shprehur Syla. Tutje, ai ka thënë se kjo nuk është prioritet për Veselin momentalisht.

“Për Veselin kjo cështje nuk është prioritet për shkak se Veseli potencialisht mund të përballet me Gjykatën Speciale në Hagë”, shtoi Syla.

Menu Title