[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Sveçla refuzon të flasë për deklaratat e Presidentit se ka hyrë në dhomën e përgjimeve në Telekom



Ushtruesi i detyrës së Ministrit në Detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla nuk ka dashur që të komentojnë deklaratën e presidentit të vendit, Hashim Thaci lidhur me siç ka thënë ai, vizitat që kryeministri në detyrë Albin Kurti i ka bërë me vartësit e tij në dhomën e përgjimeve në PTK.

Para mediave, Svecla tha se nuk është koha që të flitet për këtë çështje.

“Nuk besoj që është koha të flasim për të, nuk është as vendi, ne jemi në qendrën e administratës që QKUK’së, unë mendoj që për këtë duhet të deklarohen në ndërtesën ngjitas, ekspertët që punojnë aty”, tha u.d i ministrit të Punëve të Brendshme.

Ndryshe, pak më parë kësaj deklaratë të presidentit iu është përgjigjur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas vizitës që e pati në Komunën e Prishtinës. Kurti tha se deklarata e presidentit është gënjeshtër, e se me këtë duhet që të merret prokuroria.

Menu Title