.
×

Supremja refuzon ankesat e PDK-së për Prizren dhe Klinë



 

 

Gjykata Supreme ka vendosur sot lidhur me dy nga katër ankesat e subjekteve politike, përkatësisht lidhur me ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Prizren dhe ankesën e të njëjtit subjekt politik, dega në Klinë, të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

 

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e PDK-së, dega në Prizren, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.

 

 

Po ashtu, kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e PDK-së, dega në Klinë”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/