.
×
leku

Super lajm per ju që rrini në Facebook, tash e tutje keni mundësi me fitu edhe para



Facebook është duke e bërë atë që shumë publikues shpresonin se një ditë do ta bënte, thuhet sipas Recode: të hapë një rrugë për prodhuesit e videove që të grumbullojnë të ardhura nga videot e tyre.

E ashtuquajtura njësi e reklamës “mid-roll”, që vendosë një reklamë në mesin e videos së prodhuesit, do të fillojë të testohet së shpejti thuhet sipas raportit, me fitimet që do të vijnë nga shitjet e reklamave të cilat do të ndahen me publikuesit për 55% në favor të tyre.

 Kjo njësi e reklamës do të jetë në dispozicion pas rreth 20 sekondash që një përdorues i Facebook e shikon videon, në videot që janë më të gjata se 90 sekonda, transmeton Express.

Monetizimi me sukses i videove në Facebook më pas do të mbështetë edhe video më të gjata. Kjo mund të ketë ndikim pozitiv në një tjetër aspekt të biznesit të mediave në Facebook dhe përpjekjes së rrjetit social për të shpëtuar nga përmbajtjet e rrejshme.