.
×

Sulmuesi i turistëve spanjollë: Edi Ramën e kam mik



Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg Mihal Kokëdhimën, pronari i një restoranti në Porto Palermo i cili u përfshi në një video-skandal ku sulmonte disa turistë spanjollë.

Seanca nisi në orën 11. Gjyqtare e çështjes ishte Esmeralda Habilaj, prokuror Prokuror Saimir Smaka dhe avokat Kujtim Cakrani dhe Erion Besimaj,Mbi të rëndojnë dy akuza, kanosje dhe dëmtime të tjera të pronës private me dashje.

Avokati mbrojtës i tij kërkoi një masë më të lehtëm, duke pretenduar se Kokëdhima nuk ka kryer vepër penale. Sipas tij nga Kokëdhima janë kryer vetëm kundravajte penale dhe jo vepra penale. Për këtë arsye sipas tij duhet që klienti i tij të dënohet me gjobë dhe jo burgim.Avokati: Klienti im nuk ka rrezikshmëri shoqërore, dhe nuk mund të mbahet në burg për një shkatërrim prone, sepse demtoi një makinë.

Ai është i gatshem të paguajë gjobën sado që të jetë për shkatërrimin e pronës, por jo që të burgoset. Pasi dhe në momentin e sulmit, Kokëdhima nuk ka pasur asnjë armë të ftohtë, madje ka edhe provat që tregojnë se në momentin e sulmit ka pasur në dorë vetëm celularin, asgjë tjetër.Edhe Arqile Kokëdhima ka deklaruar para gjykatëses se nuk ka sulmuar askënd.

Kokëdhima: Nuk kam bërë asnjë gjë ti sulmoja ata.U mundova ti ndaloja. Ata nisen makinën dhe desh me shtypën. Ju luta gjithe rrugës të ndalonin dhe nuk ndaluan.Kur ndaluan zbrita nga makina dhe shkova vetë dhe lajmërova policinë.Ironi me median në sallë

I pranishëm në sallën e gjyqit, Kokëdhima nuk ka kursyer ironinë ndaj medias, duke deklaruar se kaq vëmendje mediatike nuk ka pasur as në ShBA me arrestimin e Osama bin Laden.

Njëri prej avokatëve të tij ka deklaruar pas tij se çështja e tij ka marrë tashmë edhe vëmendjen e kryeministrit.Kokëdhima: Kaq interes mediatik nuk ka marrë as çështja e Osama bin Ladenit në ShBA.Avokati: Normale që çështja jote do ketë vëmendje publike sepse ka tërhequr dhe vëmendjen e kryeministrit.Kokëdhima: Kryeministri harron që un e kam mik atë.

Ngjarja u regjistrua tre ditë më parë. Në video e publikuar dje, Mihal Kokëdhima duket në pjesën e parme të makinës dhe godet me grusht dhe me telefon xhamin e parme derisa e thyen.Brenda në makinë është familja e turistëve spanjollë, 5 anëtarë, shoferi dhe shoqëruesi shqiptar. Nga videoja duket që turistët janë tepër të frikësuar. Nga Porto Palermo ata nisen drejt rajonit të policisë në Sarandë.Makina vijon të jetë në ecje ndërsa 51 vjeçari mbi kofano vijon të godasë xhamin e parmë dhe e thyen.

Burri godet me telefon dhe me grusht xhamin.Ndërkohë që personat brenda makinës thonë se po i ndjekin të tjerë nga pas dhe shoqëruesi shqiptar kërkon ndihmë.Familja spanjolle kishte refuzuar shërbimin e keq.