.
×

Sukses për lakmi, filmi AGNUS DEI, i Agim Spoti fiton çmimin e 100-të jubilar



 

Filmi kosovar ‘Agnus Dei’ me skenar dhe regji të Agim Sopit, është shpallur si Filmi më i mirë i metrazhit të gjatë / Mejor Largometraje de Ficcion/ në  El Festival de Largos y Cortos de Santiago, Santiago de Chile,  i cili ka përfunduar të martën me mbrëmjen solemne të ndarjes së çmimeve në Republikën e Kilit.

 

Filmi kosovar ‘Agnus Dei’ ka fituar edhe Çmimin e Fotografisë më të mirë /Mejor Fotografia/ i cili shkon për drejtorin e fotografisë, z. Menduh Nushi.

 

 

 

Festivali pesëditor i cili ka bërë emër në Santiago de Chile, ka arritur të tuboj më shumë se 10.000 shikues dhe më shumë se 200 kineast të ftuar nga rajoni e bota. Në natën finale, juria ndërkombëtare e përbër nga shtatë antarë ka vlerësuar 42 filma të përzgjedhur në programin zyrtar dhe ka ndarë  këto çmime: Për Filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër, çmimin e ka fituar filmiE ‘Ancentor’s Day’ të Nataliya Stoltidis nga Rusia,  për filmin më të mirë dokumentar, çmimin e ka fituar  ‘Diez Historias en Abril’ i regjisorit Fabricio Teran Velez nga Ekuadori, për filmin më të mirë eksperimental, çmimin e ka fituar filmi ‘Alchemy’ i regjisorit Brandon Polanco nga Shtetet e Bashkuara, kurse për filmin më të mire të metrazhit të gjatë, çmimin e ka fituar filmi ‘Agnus Dei’ i Agim Sopit nga Kosova. Në kategoritë individuale, çmimin e skenarit më të mirë e ka fituar Marco Stefano për filmin ‘Diario Olvidado’ nga Kili, aktori më i mirë është shpallur Ian Kevin Scott për filmin ‘Alchemy’ nga SHBA, aktorja më e mirë Violeta Orgaz për filmin ‘Llegar’, regjisori më i mirë Hong Heng Fai për filmin ‘Crash’, kurse drejtori më i mirë i fotografisë Menduh Nushi për filmin ‘Agnus Dei’.

 

Në mungesë të autorëve nga Kosova, në emër të Komitetit Artistik të Festivalit, çmimet për filmin kosovar i ka pranuar Maryoris Acosta Perez. Vlen të përmendet se në mesin e emrave të njohur të kineastve kilean, pjesë e Komitetit Artistik të Festivalit Santiago de Chile, është edhe regjisori Sebastian Lelio fitues i Çmimit Oskar për filmin më të mire të huaj 2018 /A Fantastic Woman/.

 

Filmi Agnus Dei i cili trajton dramën e përsëritshmërisë së fatit dhe i cili ambientohet në Luftën e Kosovës, duke qenë pjesë e më shumë se 210 festivale ndërkombëtare dhe duke fituar 100 çmime kinematografike ka arritur të jetë filmi më i shpërblyer në gjithë kinematografinë e Ballkanit.

 

Filmi ‘Agnus Dei’ ngrihet mbi idenë e përsëritshmërisë së mitit. Njeriu si qenie e brishtë dhe e lëndueshme, gjithnjë është në humbje. Edhe atëherë kur dashuron, kur ka pushtet, apo kur është i dëshpëruar. Edhe kur dëshiron të ikën nga e keqja , por edhe kur i shkon të keqes përball. Duke gjakuar gjithnjë pushtetin, i paskrupullt në veprim, njeriu në mënyrë permanente lufton për të dominuar ndaj llojit të vet, përherë egoist edhe atëherë kur lumturinë e vet e ngre mbi dhembjen e tjetrit. Në realitet njeriu, gjithnjë sillet në rrethin vicioz të përsëritshmërisë së fatit, Edipi në antikitet, apo Petri në ditët tona. Maria dhe Petri, mëmë e bir, dy fytyra të një medaljoni, vazhdimisht të pushtuar me dashuri dhe urrejtje, me një energji demoniale që kapërcen arsyen dhe i nënshtrohet pasionit të motivuar politikisht, etnikisht apo ideologjikisht. Në etapa  krejt të ndryshme socio-politike /në kohën e komunizmit, apo në kohën e tranzicionit të përfshirë me luftëra/ Maria dhe Petri, ngelin po ata. Ndryshojnë vetëm format. Ambalazhi i jetës. Por në esencë, njeriu mbetet i njëjti. Ujk  i etur për gjakun e llojit të vet. ‘Agnus Dei’ nuk pretendon të ndryshojë asgjë. Filmi rrëshqet lehtas, plotë pasion dhe  lirizëm nëpër trajtat e ashpra të jetës së vrazhdë në diktaturë e luftë. Duke qenë dëshmitar i rrënimit dhe humbjes.  E shprishjes së individualitetit si njësi themelore e jetës dhe shprishjes së familjes si institucion themelor i civilizimit. Në këtë mënyrë, ‘Agnus Dei’ pretendon të shndërrohet në një kronikë historie mbi humbjen, mbi mitin e përsëritshëm dhe të ringjallur nëpër kohë.‘Agnus Dei’, pra nuk ka për qëllim të ndryshojë përfytyrimin e asaj që ka ndodhur. Ai pretendon të rrëfejë historinë e dashurisë dhe urrejtjes në dy breza. Të vuajtjeve, të pamundësisë, të vullnetit për jetë edhe atëherë kur jeta shfaqet e pamundshme, të pasionit për të dashur dhe për të qenë i dashur. Të pasionit të urrejtjes dhe mërive deri në asgjësim. ‘Agnus Dei’ nuk akuzon, nuk paragjykon, nuk anon, nuk ka qëllime politike e as pretendime filozofike. Thjesht, ‘Agnus Dei’ shfaq jetën në luftë permanente, jetën që ka marr dimensione miti dhe që nuk mund të dal nga labirinti i providiencës /jo hyjnore/ po njerëzore. (Fjala e regjisorit).

 

https://felacos2017.wixsite.com/felacos2/ganadores2018

 

AGNUS  DEI  (Prizes)

 

 

 

  1. Best Film of the Festival – London Crystal Palace Film Festival, London 2013

 

  1. Best Feature Film- Cannes Van d’Or – European Film Festival, London 2013

 

  1. Best Drama – Mexico International Film Festival, Rosario 2013

 

  1. Best Feature Film – Ionian International Film Festival – Ionian, Greece 2013

 

  1. Special Jury Prize – California Film Festival, San Diego 2013

 

  1. Gold Prestige Award – The Prestige Film Festival – Eureka, California 2013

 

  1. Best Foreign Film – London Film Awards, London 2013

 

  1. Audience Award – Prifilmfest – Prishtina, Kosova 2012

 

  1. Best Feature Film – Asia Pacific International Film Festival, Jakarta 2014

 

  1. Platinum Award – Asia Pacific International Film Festival, Jakarta 2014

 

  1. Best Foreign Language Film – Winter Film Festival, New York 2014

 

  1. Award of Merit – The Indie Fest – La Jolla, California 2014

 

  1. Best International Feature – World Film Festival, Jakarta 2014

 

  1. Best Film of the Festival – Salento International Film Festival, Lecce  2014

 

  1. Best Narrative Feature – International Film Competition Festival, Kuala Lumpur 2014

 

  1. Overall Best Film -International Film Festival for Peace, Inspiration & Equality, Jakarta 14

 

  1. Best Feature Film- International Film Festival for PIE, Jakarta 2014

 

  1. Award of Excellence – International Film Festival for PIE, Jakarta 2014

 

  1. Best Film – Dharamsala Free Spirit Film Festival, Dharamsala  2014

 

  1. Platinum Award – International Movie Award, Jakarta 2014

 

  1. Best Editing – Colorado International Film Festival, Colorado Springs 2014

 

  1. Second Prize – Feature Film – Baghdad International Film Festival, Baghdad 2014

 

  1. Best Feature Film – Filmmaker of the Year Film Festival, Jakarta 2014

 

  1. Platinum Award – Filmmaker of the Year Film Festival, Jakarta 2014

 

  1. Award of Excellence – Accolade Global Film Competition – La Jolla, USA 2014

 

  1. Best Feature Length Film – Back in the Box Competition Film Fest – LA, USA 2014

 

  1. Special Jury Prize – Dea Film Festival – Saranda, Albania 2014

 

  1. Gold Winner Feature Film – International Independent Film Award , Encino 2015

 

  1. Best Editing – Mostra Internacional de Cinema da Amazônia – Manaus, Brazil 2015

 

  1. Award of Excellence – Canada International Film Festival – Vancouver, Canada 2015

 

  1. Best Picture Feature/ SM – Flathead Lake International Cinema Fest – Polson Montana

 

  1. Award of Excellence – San Francisco Film Award – San Francisco, USA 2015

 

  1. Best Drama Film – International Euro Film Festival – Marbella, Spain 2015

 

  1. Best Ensemble Cast – Los Angeles Independent Film Festival – Los Angeles, USA 2015

 

  1. Best Feature Film – Beijing International Film Festival – Beijing, China 2017

 

  1. Best Feature Film Director – Bare Bone International Film Festival – Muskogee, Ok – USA

 

  1. Best Feature Film Director – Cannes Underground Film Festival – Cannes, France 2015

 

  1. Van Gogh Award – Amsterdam Film Festival – Amsterdam, NL 2015

 

  1. Best Cinematography – Montreal Cine Fest – Montreal, Canada 2015.

 

  1. Best Director – Montreal Cine Fest – Montreal, Canada 2015

 

  1. Best Feature Film – Montreal Cine Fest – Montreal, Canada 2015

 

  1. Special Jury Prize – L.A. Neo Noir Film Festival – Los Angeles 2015

 

  1. Best International Film – Follow Your Dreams Film Festival – S. Diego 2015

 

  1. Main Prize / Founder’s Award – North Carolina Film Festival – Raleigh, NC 2015

 

  1. Best Screenplay Feature – MAC Film Festival – Manaus, Brazil 2015

 

  1. Best Supporting Actress – Maverick Movie Festival /Awards – Los Angeles 2015

 

  1. Best Feature Film – London Shows International Film Festival – London, UK 2015

 

  1. Best Feature Film – Legends of Hollywood Film Festival – Los Angeles, USA 2015

 

  1. Best Director – Legends of Hollywood Film Festival – Los Angeles, USA 2015

 

  1. Best Main Actress – Legends of Hollywood Film Festival – Los Angeles, USA 2015

 

  1. Best Feature Film – London Show International Film Festival – London, UK 2015

 

  1. Best Foreign Feature – IFA International Film Festival – Beverly Hills, USA 2015

 

  1. Best Cinematography – Hollywood Sky Film Festival – Los Angeles, USA 2015

 

  1. Best Feature Film – Hollywood Sky Film Festival – Los Angeles, USA 2015

 

  1. Best Main Actress – Delhi International Film Festival – New Delhi, India 2015

 

  1. Life Achievement Award – Toronto World Film Festival – Toronto 2016

 

  1. Best Visual Effects – Atlas &Aires Film Festival – Boston 2016

 

  1. Best Makeup – Atlas & Aires Film Festival – Boston 2016

 

  1. Best Music – North Wales International Film Festival – North Wales 2016

 

  1. Best Director – North Wales International Film Festival – North Wales 2016

 

  1. Best Picture – North Wales International Film Festival – North Wales 2016

 

  1. Sir Edmund Hillary Award – Best Feature – Mountain Film Festival- Sierra Nevada

 

  1. Best Narrative Feature – Barcelona Planet Film Festival – Barcelona, Spain 2016

 

  1. Platinum Award – FAME’US International Film Festival – Hollywood, USA 2016

 

  1. Best Cinematography – Hollywood Verge Film Festival – Burbank, California /2016/

 

  1. Best Feature Film – Hollywood Verge Film Festival – Burbank, California /2016/

 

  1. People Choice Award – Singapore International Film Festival – Singapore /2016/

 

  1. Best Director – Los Angeles World Film Festival – Los Angeles, USA /2016/

 

  1. Best International Film – Reykjavik International Film Festival – Reykjavik /2016/

 

  1. Best International Film – Chautauqua International Film Festival – Jamestown /2016/

 

  1. Best Director – Lake View International Film Festival – Ludhiana, India /2016/

 

  1. Awards of Recognition – Scandinavia International Film Festival – Helsinki /2016/

 

  1. Best International Film – La Rioja International Film Festival – Logroño /2016/

 

  1. Best Screenplay – La Rioja International Film Festival – Logroño, Spain /2016/

 

  1. Best Editing – La Rioja International Film Festival – Logroño, Spain /2016/

 

  1. Overall Grand jury Award – Hong Kong World Film Festival – Hong Kong /2016/

 

  1. Best Feature Film – International New York Film Festival – New York /2016/

 

  1. Achievement Grand Prix – Cinema Grand Prix – Bali /2016/

 

  1. Best Director – Warszawa Independent Film Festival – Warszawa /2016/

 

  1. Best Feature Film – Warszawa Independent Film Festival – Warszawa /2016/

 

  1. Best Feature Film – Lake View International Film Festival – Ludhiana /2016/

 

  1. Best Editing – Indian World Film Festival – Hyderabad /2017/

 

  1. Best Film of the Festival – London Cinematic Film Festival – London /2017/

 

  1. Best Director – European Cinematography Awards – Warszawa /2017/

 

  1. Best Foreign Film – Real Time Film Festival – Lagos, Nigeria /2017/

 

  1. Best Director – Illinois Independent Film Festival – Chicago, USA /2017/

 

  1. Best Screenplay – Oniros Film Festival – Rome, Italy /2017/

 

  1. Best Feature Film – Top Indie Film Awards – Los Angeles, USA /2017/

 

  1. Best Feature Film / BST/ – Portugal International Film Fest – Porto /2017/

 

  1. Best Feature Film – Gold Movie Award Goddess Nike – London /2018/

 

  1. Best Feature Film – Canada Independent Film Festival – Montreal /2018/

 

  1. Best Cinematography – Global Motion Picture Awards – Beverly Hills /2018/

 

  1. Best Picture – Global Motion Picture Awards – Beverly Hills /2018/

 

  1. Best Feature Film – Medellin International Film Festival – Medellin, Columbia /2018/

 

  1. Best actor – Medellin International Film Festival – Medellin, Columbia /2018/

 

  1. Best Opera Prima- Five Continents International Film Festival –  Lechería, Venezuela

 

  1. Best Cinematography – Five Continents International Film Festival – Lechería, 2018

 

  1. Best Supporting Actress – Five Continents International Film Festival – Lechería, 2018

 

  1. Best Cinematography – El Festival de Largos y Cortos de Santiago, S. de Chile

 

  1. Best Feature Film – El Festival de Largos y Cortos de Santiago, Santiago de Chile

 

 

 

Mirënjohje special:

 

 

 

  1. Honorable Mention Award – International Film Awards, Berlin 2013

 

  1. Special Mention Director /Agim Sopi/ – Five Continents International Film Festival – Lechería, 2018

 

  1. Special Mention Main Actor /Astrit Alihajdaraj/ – Five Continents International Film Festival – Lechería, 2018

 

  1. Special Mention Art Designer /Afrim Gora/ – Five Continents International Film Festival – Lechería, Venezuela, 2018

 

  1. Special Mention Composer /Mendi Mengjiqi/ – Five Continents International Film Festival – Lechería, Venezuela, 2018

 

  1. Special Mention Production /Uran Duli/ – Five Continents International Film Festival – Lechería, Venezuela, 2018