.
×

Suharekë: Më 23 shtator fillon Festivali tradicional “Festari 2014”



Festa tashmë tradicionale e rinisë dhe qytetarëve të komunës së Suharekës, “Festari 2014” edhe këtë vit si zakonisht do të mbahet në javën e fundit të muajit shtator. Kjo festë që bashkon të rinjtë jo vetëm të komunës së Suharekës por edhe të mjediseve tjera të vendit, do të organizohet nën patronatin e kryetarit të komunës z.Sali Asllanaj, ndërsa do të mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nga donatorë tjerë siç janë ndërmarrjet të ndryshme, OJQ-të, rrjetet rinore etj.

Si  zakonisht, në kuadër të kësaj feste njëjavore në  Suharekë dhe në disa vendbanime rurale do të organizohen edhe shumë aktivitete   të ndryshme, arsimore, edukative, kulturore, artistike, ekologjike,sportive, humanitare, shoqërore e zbavitëse.

Festari nis të martën me 23 shtator dhe përfundon të dielën me 28 shtator,  gjatë kësaj kohe pjesmarrës në mënyra të ndryshme do të jenë rreth 15 mijë të rinjë dhe qytetarë.

Festari është festa e rinisë, është festa e begatisë shpirtërore të qytetarëve të komunës sonë. Festari është festë e artë sepse gjatë kësaj feste krijohen vlera të reja shpirtërore, humane, artistike, sportive si dhe mëtohet ruajtja e vlerave të traditës dhe për këtë më së miri flet programi i Festarit i cili është shumë dimensional dhe gjithëpërfshirës.

Festari është festë e të gjithë qytetarëve pa dallim moshe, gjinie, kombësie apo feje. “Festari 2014” është i trembëdhjeti me radhë. Rrushi dhe përpunimi i verës është karakteristikë mijëvjeçare e trevës sonë, andaj edhe Festari përkon me gëzimin e vjeljes së rrushit dhe përpunimin e verës.

Qëllimi i “Festarit” është: fisnikërimi shpirtëror, krijimi i vlerave humane, nxitja e punës kreative, tolerancës, integrimeve, respektit, bashkëpunimit, ruajtja e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe traditës, zhvillimi i shumë aktiviteteve kulturore, sportive, ekonomike etj.

Festari është edhe simbol i miqësisë dhe partneritetit. Gjatë festarit janë bërë tri marrëveshje për partneritet si me Komunën e Fellbahut nga Gjermania, Komunën e Sarandës nga Shqipëria dhe komunën e Lilburnit nga SHBA.

Festari është manifestimi që e ka bërë të njohur komunën tonë dhe Kosovën anekënd botës.

Se cilat do të jenë aktivitetet që do të zhvillohen gjatë këtyre ditëve, ja Agjenda në vijim:

Agjenda e Aktiviteteve të Festarit, 23 – 28 Shtator 2014

Dita e parë / E Martë 23 Shtator               

10:00     Kolonia e Artistëve – Qendra e Rinisë “Shtëpia e Felbahut”

10:00     Dhurim i materialeve për nevojtarë, ushqim veshmbathje etj – Qendra e Rinisë “Shtëpia e Felbahut”

12:00    Defileu – Nga oborri i komunës gjer tek Muzeu i qytetit

13:00     Ekspozita e rrushit, mjaltit, ekspozita e verës – Oborri i Muzeut të qytetit

13:00     Ushqime tradicionale Oborri i Shtëpisë së Kulturës

14:00    Lojëra popullore dhe aktivitete sportive-               Stadiumi i Qytetit

14:00    Shigjetari – Stadiumi i Qytetit

14:00    Shenjëtari – Stadiumi i Qytetit

16:00     Shfaqje teatrale për fëmijë “Ujku dhe qengji” dhe “Luani dhe miu” Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyqi”

18:00     Ekspozita e kolonisë së artistëve – Muzeu i qytetit  kati i II-të

18:30     Ekspozitë e Trashëgimisë kulturore – Muzeu i qytetit  kati i  I-rë

 Dita e Dytë / e Mërkurë 24 Shtator        

10:00h   Aktivitete Sportive me personat me aftësi të kufizuara, gara me karroca, pikado, shah – Palestra sportive “13 Qershori”

10:00    Dhurim i materialeve për nevojtarë, ushqim veshmbathje etj – Qendra e Rinisë “Shtëpia e Felbahut”

10:00   Kolonia e artistëve dita e dytë – Qendra e Rinisë “Shtëpia e Felbahut”

16:00   Teatër – Shfaqje teatrale me titull “ Dr. Selimi” – Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi”

17:00    Futboll i vogël – Turne Kualifikues – Palestra e Sporteve “13 Qershori”

18:00     Ekspozitë me fotografi nga SHKA-të e komunës sonë  nëpër vite – Qendra e Rinisë “ Shtëpia e Felbahut”

19:00    Revy e rapsodëve  “Rizah Bllaca” – Shtëpia e Kulturës “ Ukë Bytyqi”

Dita e tretë / E Enjte – 25 Shtator            

10:00     Kolonia e artistëve -Qendra e Rinisë “Shtëpia e Felbahut”

10:00    Dhurim i materialeve për nevojtarë, ushqim veshmbathje etj – Qendra e Rinisë “Shtëpia e Felbahut”

10:00    Dhurimi i librit dhe Ekspozita e librit – Sheshi “Fadil Vata”

17:00    Futboll i vogël – Turne Kualifikues – Palestra e Sporteve “ 13 Qershori”

10:00    Dhurim i Gjakut – Qendra e Rinisë “ Shtëpia e Felbahut”

16:00    Shfaqje teatrale “ Cuci” – Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyqi”

18:00     Mbrëmje poetike artistike – Qendra e Rinisë “Shtëpia e Fellbahut”

18:00     Koncert  për të rinj – Sheshi Ibrahim Rugova (qendra e qytetit)

Dita e katërt/ E Premte – 26 Shtator       

10:00     Dhurim i Librit dhe Ekspozita e Librit – Sheshi “Fadil Vata”

10:00     Dhurim i materialeve për nevojtarë,  ushqim, veshmbathje etj – Qendra e Rinisë “Shtëpia e Felbahut”

16:00     Shfaqje teatrale “ Sikur ta dija” – Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyqi”

17:00     Finalja e turnirit në Futboll – Palestra Sportive “13 Qershori”

19:00     Koncert Rok “ Elita 5” –   Sheshi Ibrahim Rugova (qendra e qytetit)

Dita e pestë / E Shtunë – 27 Shtator       

10:00     Taekëando – Palestra Sportive “13 Qershori”

16:00     Shfaqje Teatrale për fëmijë – Shtëpia e Kulturës  në Fshatin Mushtisht

Dita e gjashtë / E Diel – 28 Shtator          

10:00     Turnir në Ping- Pong – Palestra Sportive “13 Qershori”

 

 

Nuhi LLUGAXHIU
Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë
Komuna e Suharekës

Mob:     +377 (0) 44/ 37 57 09
Tel:       +381 (0) 29/ 27 13 45
E-mail:  [email protected]

[email protected]