.
×

Suedia ndihmon Kosovën në “Tatimi në Tokë”



 

Ministri i Financave Bedri Hamza dhe i ngarkuari me punë e ambasadorit të Suedisë në Kosovë, Andres Wolltermbahet, kanë nënshkruar m sot marrëveshjen pwr projektin PROTAX2 – Tatimi në Tokë nga 2018-2020.

Marrëveshja do të ketë vlerën mbi 3 milionë euro dhe donator kryesor është Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA)Ministri Hamza me këtë rast ka thënë se kjo marrëveshje është një projekt që është implementuar suksesshëm me përkrahjen e shtetit mik Suedisë dhe SIDA-s suedeze.

“Tash po kalojmë në fazën e dytë, kjo fazë i ka 3.2 milionë euro për ndihmë Kosovës që po kontribuojnë për zhvillimin ekonomik, veçanërisht për komunat e Kosovës.

Wolltermbahet ka thënë se si shtet suedez janë të përfshirë dhe si donatori i dytë më i madh në Kosovë për projekte të ndryshme, që i konsiderohen shumë domethënës dhe efikas.“Sistemi tatimor suedez është zhvilluar shumë dhe natyrisht se jemi të interesuar t’i ndajmë këto përvoja.

Dizajnimi i projekteve shtyn edhe rritjen e prurjes së tatimit dhe shtytjen e qytetarëve për pagesën e tatimit. Të hyrat komunale janë kyçe për zhvillimin ekonomik”, ka thënë ai duke shtuar se mezi presin të vazhdojnë bashkëpunim në fushën tatimore.

Ai është zotuar për mbështetjen e Kosovës në fusha të ndryshme.

Ministri Hamza këtë fond për këtë projekt e ka quajtur gjigant për Kosovën.