[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Suedi: Policia kërkon ndihmën e qytetarëve



 

ramadan reshitaj

Nga Ramadan Reshitaj

 

Me rreth 350 mijë banorë, qyteti jugor i Suedisë, Malmë, është qyteti i tretë për nga madhësia në këtë shtet skandinav. Para saj janë kryeqyteti Stockholmi dhe qyteti tjetër Goteborgu. Por, viteve të fundit, për shkak të problemeve në fushën e sigurisë dhe të kriminlitetit, Malmë, rradhitet ndër qytetet më problematike.

Vetëm në 12 muajt e fudit, këtu kanë ndodhur 11 vrasje me pasoja vdekjeprurëse, afro 80 tentimvrasje dhe shumë vepra të tjera kriminale siç janë krime të dhunshme, sulme, përdhunime, vjedhje dhe mashtrime.

Kjo do të thotë se organet plicore në Malmë janë një një situatë jashtzakonisht të tensionuar.

Për të gjetur dhe arrestuar kryesit e veprave kriminale, duke përfshirë këtu edhe dorasit, policia e këtij qyteti, ka ndërmarrë masa dhe ka shtuar veprimtarinë. Mes tjerash është bërë shkarkimi nga puna i shefit regjinal të policisë dhe janë përforcuar shërbimet me ekspertë dhe kuadro nga regjionet e tjera të vendit.

Por me qenëse tërë këto masa te ndërmarra nuk po mjaftojnë dhe se rezultatet në kapjen e atyre që po kryejnë këto vepra kriminale po vonohen ose po mungojnë, shefi i policisë së Malmës, Stefan Sinteus, kërkon ndihmën e qytetarëve.

– Ne jemi të varur nga ndihma juaj. Kemi nevojë për të dhënat dëshmuese në mënyrë që të zgjidhim këto krime të dhunshme, shkruan ai në gazetën më të madhe të Suedisë Jugore “Sydsvenskan”. Na ndimoni që përmes bashkëpunimit të ndërsjellë të vijmë deri tek zgjidhja e probelemeve. “Le të bëjmë Malmën një qytet të qetë dhe të sigurtë për fëmijët, për të rinjtë dhe për të rriturit”, përfundon apeli i shefit të Policisë së Malmës, Sinteus.

Të themi se në Malmë e në rrethinë, jetojnë qytetarë nga shumë shtete të botës. Zyrtarisht thuhet se këtu fliten rreth 150 gjuhë të ndryshme. Besohest se diku mes 11 e 12 mijë veta janë shqiptarë nga Kosova dhe nga trojet tjera etnike shqiptarët. Dhe, mjerisht në këto ngjarje tragjike e kriminale ka edhe nga radhët e shqiptarëve. Prandaj apeli i shefit të policisë së qytetit duhet të dëgjohet dhe të respektohet edhe nga bashkëkombasit tanë.

Menu Title