.
×

Suarez me një rikthim shokues në Premierligës?



Luis Suarez ka filluar mos ta pëlqejë ambientin në Barcelonë.

Ylli uruguaian, Luis Suarez, ka mundësi të bëjë një rikthim shokues në Premierligën angleze.

Kështu të paktën shkruajnë sot mediumet britanike. Daily Mail njofton se e ardhmja e Suarez është në dyshim te Barcelona dhe që tani kanë filluar vëzhgimet e skuadrave angleze.

Arsenali dhe Manchester United janë dy prej tyre. Që të dyja e kërkuan Suarezin edhe para se ai të kalonte në Camp Nou.