.
×

Stuhia e fuqishme i vret 5 persona në Poloni (Foto)



Pesë persona, përfshirë dhe dy vajza adoleshente, kanë vdekur dhe më shumë se 30 të tjerë janë lënduar, si pasojë e rrëzimit të pemëve në një seri stuhish që e kanë goditur Poloninë gjatë natës.

Vajzat skautë, të moshës 13 dhe 14-vjeçare, u goditen nga pemët që i kishte rrëzuar era e fortë teksa po flinin në tendë, kur stuhia e goditi Malin Tuchola të premten në veri të Polonisë, transmeton Express.

 

Rreth 20 skautë të tjerë janë plagosur dhe dërguar në spital.

 

Adam Kralisz, kryetar i Rajonit Lodz nga Shoqata e Sakutëve të Republikës së Polonisë, nga edhe vinin skautët, ka thënë për televizionin privat Polsat se evakuimi ishte urdhëruar menjëherë, por kushtet ishin të tmerrshme.

 

Tre persona të tjerë po ashtu vdiqën si pasojë e rrëzimit të pemëve dhe 10 të tjerë u lënduan në incidente të ndara në veri të Polonisë.