.
×

Stuhi dhe rreshje të fuqishme priten të shtunën në rajonin tonë



Botapress 1 Gusht – Sot gjatë pasdites stuhi të fuqishme u zhvilluan mbi Bullgari dhe Rumani. Këto stuhi prodhuan edhe reshje të fuqishme shiu të cilat në disa rajone shkaktuan shumë probleme si pasojë e vërshimit të ujit nëpër rrugë.

Gjatë kësaj vere Rumania është goditur pothujase çdo ditë nga rrebeshe të fuqishme lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër, ndërsa reshjet u intensifikuan sot si pasojë e një sistemi të fuqishëm frontal i cili sot goditi edhe Bullgarinë.

Reshje të fuqishme dhe të rrëmbyeshme shiu në Rumani dhe Bullgari por edhe pjesë tjera të Ballkanit priten të shtunën./Meteoballkan