[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Studimi: Edhe vaksinimi 100% i popullsisë, mund të mos mjaftojë për të zhdukur COVID-19



Edhe vaksinimi 100 përqind i popullsisë mund të mos jetë i mjaftueshëm për të zhdukur COVID-19 pasi variantet e reja të virusit të bëhen dominuese në SHBA, sugjeron një studim i ri.

Shfaqja e varianteve më infektive do të thotë që çdo rast i ri mund të çojë në një numër më të madh të rasteve shtesë. Si rezultat, vaksinat, edhe ato më efektive, mund të mos jenë në gjendje të tejkalojnë shpejtësinë e transmetimit.

Analiza nga Universiteti i Anglisë Lindore (UEA) zbuloi se efikasiteti i vaksinave aktualisht në dispozicion, i kombinuar me shfaqjen e llojeve të reja më infektive të virusit, do të thotë se shkalla e riprodhimit, e përshkruar nga shkencëtarët si ‘R’ do të qëndrojë gjithmonë mbi zero , do të thotë që çdo infeksion do të çojë në një rast tjetër.

 

Studimi sugjeron që edhe vaksinimi me Pfizer, që ka një efikasitet prej 95 përqind, do të duhet t’i jepet më shumë se 80 përqind të popullsisë për ta çuar numrin R të variantit të Mbretërisë së Bashkuar nën një.Edhe vaksinimi i 100 përqind të popullsisë me vaksinën e Pfizer dhe Moderna nuk do ta çonte numrin R në zero, sugjerojnë studiuesit. /GSH/

Menu Title