[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Studim: Ja çfarë dëmesh ka përdorimi i vazhdueshëm i paracetamolit



Analgjetikët apo zbutësit e dhimbjeve, si paracetamoli dhe ibuprofeni mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë, dhe nuk duhet kurrsesi të përshkruhen nga mjekët për trajtimin e dhimbjeve kronike, thonë zyrtarët shëndetësorë.

Insituti Kombëtar për Përmirësimin dhe Kujdesin e Shëndetit pohon se nuk ka prova ose ka shumë pak, që tregojnë se aspirina dhe opioidet e tjerë funksionojnë në trajtimin e dhimbjes kronike përkundër udhëzimeve të NHS, të cilat thonë se përdorimi I vazhdueshëm I paracetamolit është I sigurt.

Dhimbjet kronike zakonisht zgjasin 3 deri në 6 muaj si pasojë e ndonjë çrregullimi apo problemi shëndetësor. Ndonëse është jashtëzakonisht e vështirë pr t’u trajtuar këto dhimbje karakterizohen edhe me shqetësime të mëdha emocionale dhe paaftësi funksionale.

Sipas raportimeve, gjysma e njerëzve që vuajnë nga dhimbet kronike kanë diagnoza të depresionit dhe nuk janë në gjendje të punojnë.

Gjithsesi, sipas studimit të fundit nuk ekzistojnë prova, që tregojnë se këto ilaçe si paracetamoli dhe ibuprofeni kanë bërë ndonjë ndryshim në cilësinë e jetës së njerëzve, dhimbjen ose shqetësimin psikologjik. Përkundrazi, pacientët që kanë përdorur tablet të tilla kanë pasur efekte anësore psikologjike dhe fizike.

Në udhëzimin e fundit të bërë nga shkencëtarë gjithashtu është shtuar “ Komiteti I shkencëtarëve u pajtua që mos komentimi I këtyre ilaçeve mund të rezultojë në përdorimin e tyre të vazhdueshëm në praktikë, I cili do të ishte I papërshtatshëm duke pasur parasysh mungesën e provave dhe dëmet e mundshme, kështu që ato rekomanduan kundër përdorimit të këtyre trajtimeve”.

Në vend të tyre sipas ekspertëve, trajtimi adekuat I dhimbjeve kronike duhet të bëhet me terapi të tjera alternative, akupunkturë dhe ushtrime. /Dailymail

Menu Title