.
×

Studeti 23 vjeçar humbi jetën duke pritur të hyjë në provim



25Shtator-Botapress- Drejtoresha e Gjinekologjisë, Myrvete Paqarada tha për se studenti kishte ardhur për të hyrë në provim në gjinekologji. “E kanë përfunduar pjesën praktike të provimit. Ka pas me hy tek unë në provim për pjesën teorike por nuk e ka arritur”, tha Paqarada

Ajo tha se gjendja e tij është përkeqësuar në fakultet dhe pastaj e kanë dërguar në QKUK për trajtim ku edhe ka ndërruar jetë.

Sipas Paqaradës studentit 23 vjeçar i është përkeqësuar gjendja pas problemeve me enët e gjakut.

“Studenti ka vdekur në Klinikën e Kardiologjisë pas 10 orë trajtim nga mjekët”, ka thënë Myrvete Paqarada./Bp/