.
×

Studentja 22 vjeçe nga Deçani që menaxhon fermën me 30 viça e lopë



 

Ndryshe nga moshataret e saj, Egzona Lahaj 22 vjeçe, në të njëjtën kohë studion dhe menaxhon një fermë relativisht të madhe me viça e lopë.
22 vjeçarja nga fshati Jasiq i Deçanit, madje thotë se kjo punë është e lehtë, dhe në të ardhmen pretendon në zgjerimin e fermës e cila sot numëron 22 viça dhe 4 lopë

Ajo përveç se merret me viçat, vozitë edhe traktorin për nevojat e fermës.

Ndërsa puna, ka bërë që të ketë edhe veturën e saj personale, me të cilën shkon në fakultetin ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë

Fermën thotë se e kanë bërë përmes një granti të Ministrisë së Bujqësisë, por edhe me ndihmën e familjarëve që i kanë jashtë shtetit.
KLIKO KETU PER VIDEO